Zyrtarja e LDK-së: 'Albin Kurti po i mashtron qytetarët'

  • A.P /
  • 14 May 2023 - 16:40
Zyrtarja e LDK-së: 'Albin Kurti po i mashtron qytetarët'

Ndaj një propagande, siç e quan ajo një postim të kryeministrit Albin Kurti në Twitter, ka reaguar zyrtarja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo ka thënë se “është e mjerë” se si Kurti, sipas saj, po i shtrembëron të dhënat e Bankës Botërore, “që t’i mashtrojë qytetarët”.

“Propaganda qeverisëse e së dieles. Është e mjerë se si kryeministri i Kosovës bën shtrembërim të të dhënave në mënyrë që t’i mashtrojë qytetarët”, shkroi Lushaku Sadriu.

“Banka Botërore në publikimin e fundit ka konstatuar që: ‘Kosova ka pasë rritje ekonomike gjatë dekadës së fundit…’; derisa kryeministri po thotë ‘ krahasuar me 10 vjetëshin e kaluar ka shënuar progres..’: dmth po e devijon me qëllim konstatimin për të krijuar përceptim kinse pozitiv për qeverisjen e tij”, shtoi ajo.

Lushaku Sadriu shkroi se “rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit tonë përgjatë një dekade, nuk mund të ia atribuosh qeverisjes tënde të tanishme” .

(Kosova Sot Online)