Turqi: Pas mbylljes së vendvotimeve asnjë rezultat s’guxon të raportohet

  • A.P /
  • 14 May 2023 - 17:31
Turqi: Pas mbylljes së vendvotimeve asnjë rezultat s’guxon të raportohet

Në Turqi ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas ligjit turk, raportimi i çdo rezultati është i ndaluar deri në orën 21:00 me kohën lokale, raporton The Guardian.

Pra, deri më vonë sonte, duhet të ketë një tregues të nëse njëri nga kandidatët për president ka arritur shkallën prej 50% të nevojshëm për ta shmangur balotazhin brenda dy javësh.

Zgjedhjet e sotme në Turqi janë konsideruar një betejë mes vazhdimësisë dhe ndryshimit.

Presidenti aktual turk, Recep Tayyip Erdogan ditët e fundit e ka zhvendosur debatin në çështje si terrorizmi, siguria kombëtare e vlerat familjare.

Por duke pasur parasysh shkallën e problemeve ekonomike, ai parashikohet të mos e ketë të lehtë sot.

(Kosova Sot Online)