Ja momenti i dy turqve në vendvotim kur e shohin Erdoganin

  • a.p /
  • 14 May 2023 - 17:53
Ja momenti i dy turqve në vendvotim kur e shohin Erdoganin

Ragıp Soylu, shefi i zyrës turke të gazetës së specializuar të lajmeve Middle Eastern Eye, ka publikuar një videoklip zbavitës të dy votuesve që presin me durim të votojnë në Stamboll, të cilët papritmas e kuptojnë se presidenti aktual, Recep Tayyip Erogan po qëndronte menjëherë pas tyre, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Procesi i votimit në Turqi tashmë ka përfunduar, ndërsa rezultatet pritet të dalin brenda tre ditësh.

Erdogan iu ka bërë menjëherë thirrje mbështetësve që “t’i mbrojnë kutitë e votimit”.

(Kosova Sot Online)