Besnik Bislimi në Bruksel, pritet të zhvillojë takime me kryenegociatiorin serb Petar Petkoviq

  • E.K /
  • 15 May 2023 - 08:01
Besnik Bislimi në Bruksel, pritet të zhvillojë takime me kryenegociatiorin serb Petar Petkoviq

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka  shkuar në Bruksel, ku sot pritet të zhvillohen takime në nivelin e kryenegociatorëve në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këtë e ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit. Ditën e hënë, pritet të zhvillohen takimet e radhës në nivelin e kryenegociatorëve në procesin e dialogut, e cila do të ketë në fokus zbatimin e sekuencuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Zbatimit”-është thënë në komunikatë.

(Kosova Sot Online)