Rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri, pritet të dalin brenda ditës së sotme

  • E.K /
  • 15 May 2023 - 08:37
Rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri, pritet të dalin brenda ditës së sotme

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Çelibashi, ka thënë se beson se rezultatet e zgjedhjeve komunale do të dalin deri në fund të ditës së sotme, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se nuk do të tolerohet asnjë sjellje e komisionerëve që nuk është në përputhje me Kosin Zgjedhor.

“Me siguri, në afatet e përcaktuara nga ligji, nga fundi i ditës së nesërme ne do të kemi rezultatet e zgjedhjeve. Do të ushtrojmë gjithë autoritetin e ligjit për t’i vendosur komisionerët dhe anëtarët e grupit të numërimit në pozita përgjegjshmërie dhe zbatimi të detyrës”, ka thënë Çelibashi.

(Kosova Sot Online)