Suharekë: Plagoset një person me armë zjarri, arrestohet i dyshuari

  • E.K /
  • 15 May 2023 - 10:32
 Suharekë: Plagoset një person me armë zjarri, arrestohet i dyshuari

Një person është plagosur dje në Suharekë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se është arrestuar personi i dyshuar, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, 6 copë fishekë dhe një gëzhojë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për motive të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, 6 copë fishekë dhe një gëzhojë”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)