Në Tropojën e Sali Berishës, PS drejt një triumfi historik: Fillon festa me tupana

  • E.K /
  • 15 May 2023 - 10:41
Në Tropojën e Sali Berishës, PS drejt një triumfi historik: Fillon festa me tupana

Në vendlindjen e Sali Berishës, në Tropojë, Partia Socialistë është drejt një triumfi historik

Nga 38 kuti të votimit që ka në këtë bashki, deri më tani 30 janë numëruar, ndërsa kandidati i PS për habi është duke triumfuar.

Rezultati momental në Tropojë i jep një fitore kandidatit të Partisë Socialistë, Rexhë Byberi me afro 51.9 për qind të votave, kundrejt kandidatit të opozitës “Bashkë Fitojmë” Besnik Dushaj që momentalisht ka mbi 48.1 për qind

Madje socialistët në këtë qytet kanë filluar festën me tupana

Deri më tani ka përfunduar numërimi në 17 bashki të vendit, ndërsa vijon në 44 të tjera.

(Kosova Sot Online)