Kurti i premton kryetarëve të komunave rritje të buxhetit

  • E.K /
  • 15 May 2023 - 11:07
Kurti i premton kryetarëve të komunave rritje të buxhetit

Nën kryesimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sot është mbajtur takimi koordinues ndërmjet shefit të ekzekutivit, ministrave nga kabineti qeveritar dhe kryetarëve të​ Komunave, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti tha në hapje të takimit se buxheti i komunave për vitin tjetër do të jetë 742 milionë euro, 200 milionë euro më shumë se sa ka ndarë qeverisja e kaluar.

“Para tri jave Komisioni i garanteve mbajti një takim ku ka miratuar ndarje a granteve për komunar, buxheti i përgjithshëm komunal për vitin tjetër arrijnë 742 milionë euro, 200 milionë euro më shumë për komunat se qeverisja e kaluar. Kjo dëshmon se qeverisja lokale e ka vëmendjen e nivelit qendror”.

(Kosova Sot Online)