Kaq persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës

  • E.K /
  • 15 May 2023 - 14:08
Kaq persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës

Për tre muaj mbi 1 mijë persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), për periudhën janar-mars të këtij viti kanë heqë dorë nga shtetësia 1 mijë e 8 persona.

“Gjatë periudhës Janar-Mars 2023, në Divizionin e Shtetësisë janë marr 1,019 vendime për Lirim nga shtetësia: 1,008 v. pozitive, 11 v. negative dhe 893 kërkesa”, thuhet në raport.

Sipas të dhënave numri më i madh i qytetarëve kosovarë që kanë heq dorë nga shtetësia kosovare janë nga Gjermania e pasuar nga Austria, Sllovenia, Kroacia dhe të tjera.

(Kosova Sot Online)