“Krivaqa nuk ka sëmundje mendore”: Caktohet seanca e radhës për dy të akuzuarit për vrasjen e Marigona Osmanit

  • E.K /
  • 15 May 2023 - 14:53
“Krivaqa nuk ka sëmundje mendore”: Caktohet seanca e radhës për dy të akuzuarit për vrasjen e Marigona Osmanit

Më 1 qershor 2023 pritet të vazhdojë shqyrtimi gjyqësor ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të cilët akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në raportin e ekzaminimit psikiatrik të Institutit të Forenzikës, është konstatuar se i akuzuari për vrasjen e 18-vjeçares, nuk ka ndonjë çrregullim apo sëmundje mendore të karakterit psikotik.

Gjykata ka vendosur seancën e radhës për dy të akuzuarit.

(Kosova Sot Online)