Humbi kontrollin dhe ra nga biçikleta, vdes 70-vjeçarja

  • E.K /
  • 15 May 2023 - 15:04
Humbi kontrollin dhe ra nga biçikleta, vdes 70-vjeçarja

Një 70-vjeçare austriake ka humbur jetën sot në Përmet pasi ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar nga biçikleta, shkruan “Kosova Sot Online”.

Shtetasja austriake si pasojë e dëmtimve të marra ka humbur jetën.

Grupi hetimor është duke vijuar punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Përmet-Çarshovë, në vendin e quajtur “Kthesa e Zhepes”, shtetasja austriake H. F., rreth 70 vjeçe, duke udhëtuar me biçikletë, me një grup turistësh, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletës dhe është rrëzuar nga biçikleta.

Si pasojë e dëmtimeve kjo shtetase ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

(Kosova Sot Online)