Aksion i policisë kundër terrorizmit në këto vende, arrestohen pesë persona

  • E.K /
  • 15 May 2023 - 15:37
Aksion i policisë kundër terrorizmit në këto vende, arrestohen pesë persona

Pesë persona janë arrestuar në një operacion anti-terror të zhvilluar nga policia dhe Prokuroria Themelore e Prishtinës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Operacioni është zhvilluar në gjashtë lokacione, në Pejë, Gjilan dhe Prishtinë.

Personat e arrestuar “L. B., B. V., E. B., A. H. dhe A. S.”, dyshohet për veprat penale “‘shtytje në kryerjen e veprës terroriste, sipas nenit 134 të KPRK-së’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)