Dy 20-vjeçar plagosen me mjet prerës, autori largohet nga vendi i ngjarjes

  • E.K /
  • 15 May 2023 - 15:51
Dy 20-vjeçar plagosen me mjet prerës, autori largohet nga vendi i ngjarjes

Dy 20-vjeçar janë plagosur me mjet prerës sot në Tiranë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se autori pasi i ka goditur, më pas është larguar.

Të plagosurit ndodhen në spital, ndërsa po punohet për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2023, rreth orës 14:15, në rrugën “Tish Daija”, shtetasi B. R., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës shtetasit J. P., 20 vjeç, dhe Q. H., 20 vjeç, dhe më pas është larguar.

Si pasojë shtetasit J. P., dhe Q. H., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)