Vdes specialistiti i njohur i Pulmologjisë

  • A.P /
  • 15 May 2023 - 16:26
Vdes specialistiti i njohur i Pulmologjisë

Për vdekjen e Prof. Dr. Veprim Shehu, specialist i Pulmologjisë, ka njoftuar Oda e Mjekëve të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

OMK shkruan se “Prof. Dr. Veprim Shehu përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme në Universitetin e Prishtinës, ndërsa specializimin dhe PhD, në drejtimin e pulmologjisë, i përfundoi në Universitetin Hacitepe, në Ankara”.

“Prof. Dr. Shehu u ka shërbyer qytetarëve në spitalin Maltepe në Stamboll dhe së fundi në Kolegjin AAB si mësimdhënës. Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve të tij”, thuhet në postimin e OMK-së.

(Kosova Sot Online)