Lajçak: Me Bislimin dhe Petkoviqin diskutuam për zbatimin e marrëveshjes së 27 shkurtit

  • A.P /
  • 15 May 2023 - 21:13
Lajçak: Me Bislimin dhe Petkoviqin diskutuam për zbatimin e marrëveshjes së 27 shkurtit

Nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, sot në Bruksel është mbajtur raundi i ri i dialogut mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Takimi nuk ka dhënë asnjë rezultat, megjithëse sipas pjesëmarrësve, janë diskutuar një sërë temash. Ky raund bisedimesh kishte fokus zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksit të saj. I dërguari Special i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se diskutimet do të vazhdojnë.

“Kam pritur kryenegociatorët e Kosovës Besnik Bislimi dhe Serbisë Petar Petkoviq për një raund tjetër të takimeve të Dialogut në Bruksel. Ne diskutuam rrugën përpara për zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe synuam të qartësojmë pyetjet e hapura. Diskutimet do të vazhdojnë.”, tha Lajçak .

(Kosova Sot Online)