Klinaku: A e dini se Erdogani ka qenë në burg për shkak të një poezie?

  • A.P /
  • 15 May 2023 - 21:50
Klinaku: A e dini se Erdogani ka qenë në burg për shkak të një poezie?

Turqia para ardhjes së Erdoganit në pushtet, ka qenë e njohur për shkelje të të drejtave të njeriut, ka deklaruar njohësi i çështjeve juridike, Avdullah Klinaku, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Klinaku thotë se vet Erdogan, ka qenë në burg vetëm për shkak të një poezie.

“Erdogan ka qenë i burgosur për një poezi. Ushtria ka udhëhequr me shtetin dhe ka rrëzuar qeveri kur ka dashur. Menderesi është futur në konop për shkak të këtyre puçeve ushtarake të cilat i pati njohur Kushtetuta. Gratë me shami kanë qenë të shkelura dhe nuk janë lejuar të futen në shkolla, punë e universitete”, ka thënë ai.

“Mosrespektimi i të drejtave të njeriut ka qenë në fazën më të lartë. Erdogan prej se erdhi në pushtet filloi bisedimet intensive për futjen në BE. Evropa ishte hezituese për t’i afruar, jo për shkak të Islamit. Arsyeja është hezitimi. Hezitues ishin edhe për Ballkanin”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)