Ferizaj: Arrestohet një person me të meta psikike, dyshohet se ka dhunuar një mashkull të mitur

  • E.K /
  • 16 May 2023 - 08:40
Ferizaj: Arrestohet një person me të meta psikike, dyshohet se ka dhunuar një mashkull të mitur

Policia njofton se një person me të meta psikike është arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se ka dhunuar një mashkull të mitur, shkruan “Kosova Sot Online”.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNIM/Ferizaj 12.05.2023-18:40. Me datë 15.05.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me të meta psikike, pasi që dyshohet se i njëjti ka dhunuar viktimën mashkull kosovar i mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)