Kelmendi: Turqit, shqiptarët, romët e boshnjakët janë një popull

  • E.K /
  • 16 May 2023 - 08:50
 Kelmendi: Turqit, shqiptarët, romët e boshnjakët janë një popull

Gëzim Kelmendi i Partisë Fjala , në një emsion ka thënë se të gjithë turqit, shqiptarët, romët e boshnjakët janë të një “umeti”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kelmendi, duke komentuar marrëdhëniet e sotme të turqve me shqiptarët, ka thënë se të dy popujt janë pjesë të një “umeti”, andaj shqiptarët kanë një pozitë të ndryshme në shoqërinë turke.

Kjo falë edhe fesë.

Ai tha se kombet e përbëjnë umetin.

“Turqit, shqiptarët dhe boshnjakët dhe romët janë një Umet. Umeti është tjetër nga kombi. Kombet e përbëjnë umetin”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)