Përfundon numërimi në Tiranë, shpallet fituesi!

  • E.K /
  • 16 May 2023 - 11:01
Përfundon numërimi në Tiranë, shpallet fituesi!

Ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit në Tiranë.

Erion Veliaj ka marrë fitoren me një rezultat tejet të thellë, me 54,69 përqind të votave.

Belind Këlliçi i “Bashkë Fitojmë” ka marrë 34,58 përqind, i ndjekur nga Arlind Qori me 4,77 përqind, Roland Bejko me 4,27 përqind, Marko Dajti me 0,97 përqind dhe Lajla Përnaska me 0,73 përqind.

Suprizë në këto zgjedhje në Tiranë ishte kandidati i pavarur Arlind Qori që ka siguruar jo pak vota.

(Kosova Sot Online)