Moti i keq godet këtë vend, mbyllen shkollat

  • E.K /
  • 16 May 2023 - 11:11
Moti i keq godet këtë vend, mbyllen shkollat

Disa rajone në Itali janë goditur nga moti i keq, me erë të fortë dhe rrebeshe shiu, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mediat italiane raportojnë se në Ravena dhe në Bolonja janë mbyllur edhe shkollat.

Alarmi i fundit i lëshuar në rajonin e Emilia-Romagna-s vjen vetëm pak ditë pas përmbytjeve të mëdha në shumë zona.

(Kosova Sot Online)