Bllokohet lëshimi i dokumenteve në ambasadën e Kosovës në Austri

  • E.K /
  • 16 May 2023 - 11:20
Bllokohet lëshimi i dokumenteve në ambasadën e Kosovës në Austri

Një person është ankuar se ka tetë ditë që nuk po lëshohen dokumentet në Ambasadën e Kosovës në Vjenë, me arsyetimin se nuk po funksionon sistemi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lidhur me këtë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka premtuar se problemi do të evitohet më së largu deri nesër.

“Shërbimi Konsullor në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri, në javën e fundit është përballur me disa probleme teknike në sistemin e aplikimeve për pasaporta dhe letërnjoftime, për evitimin e të cilit është duke u punuar intenisivisht nga ekipet përgjegjëse. Problemi që lidhet me një pajisje harduerike do të evitohet plotësisht më së largu ditën e nesërme”, tha MPJD.

(Kosova Sot Online)