Ferizaj: Një femër sulmohet fizikisht nga i fejuari i saj, e bën për spital

  • E.K /
  • 16 May 2023 - 11:38
Ferizaj: Një femër sulmohet fizikisht nga i fejuari i saj, e bën për spital

Një rast i dhunës është raportuar në polici dje në Ferizaj, shkruan “Kosova Sot Online”.

Një femër ka treguar se i fejuari i saj e ka sulmuar fizikisht atë.

Viktima femër ka marrur trajtim mjekësor.

Kurse, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Ferizaj 15.05.2023-00:10. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga i fejuari i saj i dyshuari kosovar. Viktima ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)