Pejë: Dyshohet se vjehrri ngacmoi seksualisht renë e tij

  • E.K /
  • 16 May 2023 - 11:54
Pejë: Dyshohet se vjehrri ngacmoi seksualisht renë e tij

Vjehrri dyshohet se ka ngacmuar seksualisht renë e tij në Pejë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

“Është iniciuar rast ndaj tij, nën dyshimin se ka kryer veprën “Ngacmim seksual”, tha Nikçi

“NGACMIM SEKSUAL/Pejë 11.05.2023-09:00. Me datë 15.05.2023 viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

(Kosova Sot Online)