Gjermani: I bëhet atentat kosovarit teksa udhëtonte me makinë

  • E.K /
  • 16 May 2023 - 14:02
Gjermani: I bëhet atentat kosovarit teksa udhëtonte me makinë

Mediat gjermane reaportojnë se një atentat i është bërë shqiptarit në Gjermani. Sh B., 35 vjeç, një shqiptar nga Kosova, ka rënë pre e një atentati në Hannover të Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.

Teksa Sh.B. po udhëtonte me një makinë tip W Golf të bardhë, kur persona të paidentifikuar i dolën përballë dhe e qëlluan me breshëri plumash. Sipas BILD, 35-vjeçari është bosi i një bande droge. Ai ka arritur të zbresë nga makina dhe të largohet nga vendngjarja.

Thuhet se ai është lokalizuar dhe është vënë në pranga, pasi rezultonte i shpallur në kërkim për trafik droge. Avokati i 35-vjeçarit nuk dha asnjë koment kur u pyet se kush mund të qëndronte pas këtij atentati.

“Asnjë koment”, tha avokati kur u pyet nga BILD.

Zyra e Prokurorisë publike në Hanover nuk është prononcuar lidhur me hetimet për rastin.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Paula Topp, tha: Ne kemi detaje për këtë ngjarje. Për arsye të hetimeve, nuk e komentojmë këtë për momentin.

(Kosova Sot Online)