Paralajmërohet lëshim kolektiv i punës nga punëtorët privat në institucionet shtetërore

  • E.K /
  • 16 May 2023 - 14:17
 Paralajmërohet lëshim kolektiv i punës nga punëtorët privat në institucionet shtetërore

Punonjësit e privatizuar të shërbimeve të mirëmbajtjes të cilët punojnë në institucione publike si UP, spitale, QMF e institucione komunale, kanë paralajmëruar se do ta lëshojnë punën në mënyrë kolektive, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve privat, Jusuf Azemi, ka thënë se këta punonjës janë të keqtrajtuar, me paga të ulëta dhe të nënçmuar.

“Kërkojmë nga ju që të kryeni takime me anëtarësinë e juaj dhe të merrni propozimet e tyre, që nga java e ardhme të mirët vendimi për fillimin e protestave dhe grevave pasi që organet kompetente nuk janë duke i marr seriozisht kërkesat tona ,dhe ne jemi në gjendje të rëndë me paga mizeri, dhe kushte tejet nënçmuese , të bisedohet edhe për lëshuarje masive të punës , pasi që tani kemi oferta më të mira të punës. Në fund të javës së ardhme do të mbahet takimi i radhës ku do të mirët vendim përfundimtar për veprimet e lartshënuara, s’punojmë më me 250 eu dhe të nënçmuar”, ka shkruar Azemi.

(Kosova Sot Online)