Shabani: Kjo është fjala që e mbaj mend nga Ukshin Hoti në ditën e fundit që u pamë

  • A.P /
  • 16 May 2023 - 18:23
Shabani: Kjo është fjala që e mbaj mend nga Ukshin Hoti në ditën e fundit që u pamë

Isak Shabani, veprimtari që ka kaluar nëpër tri burgje bashkë me Ukshin Hotin, ka thënë se s’kanë qenë të informuar që do të lirohej dhe se gjithçka kishte ndodhur shumë shpejt, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shabani thotë se e vetmja fjalë që e mban mend nga Ukshin Hoti në ditën e fundit që janë parë është “Mbahuni të fortë, shpejt kemi me u pa”.

 “Nuk e kemi ditë që ai ka me dalë atë ditë. Të vetmen fjalë që e mbaj mend që e ka thënë “Mbahuni të fortë, shpejt kemi me u pa”. Këtë send e mbaj mend”, ka thënë Shabani.

(Kosova Sot Online)