KEK njofton se njësia A5 ka hyrë në operim dhe ka qenë në fazë testuese

  • A.P /
  • 16 May 2023 - 19:18
KEK njofton se njësia A5 ka hyrë në operim dhe ka qenë në fazë testuese

Njësia A5, që tani është bërë ndoshta blloku më i njohur në Kosovë, ende nuk është rikthyer në operim të plotë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli, ka bërë të ditur se prej datës 6 maj, pas fazës së remontit kapital, njësia është rikthyer në funksion dhe ka qenë në fazë testuese.

“Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se njësia A5 pas remontit kapital  ka hyrë në operim me datë: 06.05.2023 dhe ka qenë në fazë testuese.”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se gjatë kësaj periudhe, janë evidentuar disa vërejtje të cilat tani janë në fazë të eliminimit. Pas kësaj faze, njësia do të rikthehet në operim.

“Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar të gjitha vërejtjet të cilat jemi në fazën e eliminimit dhe njësia pritet të kthehet në operim së shpejti. Për më tepër, pas remonteve kapitale janë të planifikuara-nevojshme ndaljet për eliminimin e vërejtjeve për operim të sigurt të njësisë përkatëse”, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online)