Ja 8 gratë që fituan përballë burrave në zgjedhjet vendore në Shqipëri

  • A.P /
  • 16 May 2023 - 19:40
Ja 8 gratë që fituan përballë burrave në zgjedhjet vendore në Shqipëri

Në zgjedhjet lokale të 14 majit garuan 143 kandidatë për kryetar bashkie në 61 bashkitë e vendit, nga të cilat në 15 prej tyre garuan gra.

8 kandidate ishin nga Partia Socialiste, 3 nga Partia Demokratike, 3 nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe 1 nga PDIU.

Partia Socialiste garoi në këto zgjedhje në bashkinë e Kurbinit, Klosit, Bulqizës, Dimalit, Durrësit, Përmetit, Lushnjës ku dhe rezultoi fituese në të gjitha.

Bashkia Kurbin – Majlinda Cara, kandidoi përballë  Behar Haxhiut nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Klos – Valbona Kola, kandidoi përballë Bedri Hoxhës nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Bulqizë – Festime Mjeshtri, kandidoi përballë Defrim Fikut nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Dimal – Juliana Mema, kandidoi përballë Gentian Meçit nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Dritan Sulës nga “Partia Demokratike”;

Bashkia Durrës– Emirjana Sako, kandidoi përballë Igli Carës nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Përmet- Alma Hoxha, kandidoi përballë Edmond Komino nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Lushnjë – Eriselda Sefa, kandidoi përballë  Eduart Sharkës nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Roskovec – Majlinda Bufi, kandidoi përballë Erdit Hazizajt nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Ndërsa Partia Demokratike u fut në këto zgjedhje me 3 kandidate gra, në tre bashki të vendit, në Patos, Fier dhe Vaun e Dejës.

Bashkia Patos – Pranvera Rizai, kandidoi përballë Fation Duros nga “Partia Socialiste e Shqipërisë” dhe Safije Alushajt nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Fier – Eriselda Zotaj Çelaj, kandidoi përballë Evdar Kodhelit nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Armando Subashit nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Vau i Dejës – Klomentina Drini, kandidoi përballë  Kristjan Shkrelit nga “Partia Socialiste e Shqipërisë” dhe Zef Hilës nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Edhe koalicioni “Bashkë Fitojmë”, u fut në zgjedhje me tre kandidate gra në Përrenjas, Korçë dhe Fier.

Bashkia Prrenjas – Suzana Topi,  kandidoj përballë Nuri Blebës nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Korçë – Ledina Alolli, kandidoi përballë Sotiraq Filos nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Patos – Sofie Alushaj, kandidoi përballë Fation Duros nga “Partia Socialiste e Shqipërisë” dhe Pranvera Rizajt nga Partia Demokratike”;

Nga Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet doli si kandidate vecc një grua për Bashkinë  e Tiranës.

Bashkia Tiranë – Lajla Përnaska, kandidoi përballë Erjon Veliajt nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”, Belind Këlliccit nga kolaicioni “Bashkë Fitojmë”, Roland Bejkos nga “Partia Demokratike”, Arlind Qorrit nga “Lëvizja Bashkë”, dhe Marko Dajti nga “Fronti i Majtë;

KANDIDATET FITUESE

Nga 15 kandidate gra dolën fitimtare veç 8 prej tyre, të gjitha nga Partia Socialiste.

Majlinda Cara fitoi në Bashkinë Kurbin me 51.22% të votave

Valbona Kola fitoi në Bashkinë Klos me 56.07% të votave

Festime Mjeshtri fitoi në Bashkinë Bulqizë me 60.27% të votave

Emiriana Sako fitoi në Bashkinë e Durrësit me 55.54% të votave

Eriselda Sefa fitoi në Bashkinë e Lushnjës me 62.64% të votave

Majlinda Bufi fitoi në Bashkinë e Roskovecit me 52.52% të votave

Alma Hoxha fitoi në Bashkinë e Përmetit me 76.98% të votave

Juljana Memaj fitoi Bashkinë e Dimalit me 50.85% të votave

(Kosova Sot Online)