Hoti 'çuditet': Asnjë investim i jashtëm nuk është parë në dy vitet e fundit

  • A.P /
  • 16 May 2023 - 20:48
Hoti 'çuditet': Asnjë investim i jashtëm nuk është parë në dy vitet e fundit

Deputeti Avdullah Hoti, ka theksuar se pasiguria politike dhe ekonomike po i largon investitorët e huajë dhe vendorë, transmeton Kosova Sot Online.

Sipas tij, paqartësia në dialogun me Serbinë, si dhe Marrëveshja e Ohrit që e betonoi status quo-në në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, po ndikojnë në rënien e investimeve të jashtme në Kosovë.

"Asnjë investim i jashtëm i rëndësishëm nuk është parë në dy vitet e fundit dhe as nuk duket në perspektivë. Një investitorë i huaj që ishte në procedura për të marrë statusin e investitorit strategjik u refuzua nga Qeveria, edhe pse vendimi i Qeverisë ishte dërguar për miratim në Kuvend. Jo vetëm investime të jashtme, por as investime vendore nuk mund të ketë me gjithë këtë paqartësi politike”.

Tutje, ai ka shtuar se bizneseve nuk po iu ofrohet siguri as në politikat e brendshme ekonomike.

(Kosova Sot Online)