Moti sot në Kosovë, kryesisht i vranët por më i ngrohët

  • E.K /
  • 17 May 2023 - 08:09
 Moti sot në Kosovë, kryesisht i vranët por më i ngrohët

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, por edhe me intervale të shkurta me diell. Pritet të ketë rritje të lehta të temperaturave të mesditës, pë rcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 deri 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15 deri në 17 gradë Celsius.

(Kosova Sot Online)