Digjet vetura, shpëtojnë 3 gra dhe 1 fëmijë

  • E.K /
  • 17 May 2023 - 08:32
 Digjet vetura, shpëtojnë 3 gra dhe 1 fëmijë

Një veturë është shkrumbuar pasi mori flakë dje në Qafë-Thanë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ky incident ndodhi pas një defekti që pati motori.

Brenda në makinë ndodheshin 3 gra dhe 1 fëmijë, të cilët fatmirësisht kanë arritur të dalin në kohë nga vetura dhe kanë shpëtuar.

(Kosova Sot Online)