Kujtim Shala: Disa deputetë të pushtetit kanë qëndrim tjetër nga partia

  • E.K /
  • 17 May 2023 - 09:47
Kujtim Shala: Disa deputetë të pushtetit kanë qëndrim tjetër nga partia

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, ka thënë se projektligjet nuk po kalojnë për shkak që mazhoranca s’po i bind as deputetët e vet për të votuar.

“Mendoj që shumica nuk po arrin t’i bind deputetët e saj që të votojnë ligjet për të cilat po pyesni ju”, ka thënë Shala.

Sipas tij, duket që disa deputetë kanë qëndrim ndryshe nga partia, për një numë r ligjesh.

“Duket që një pjesë e deputetëve të shumicës ka qëndrim tjetër lidhur me një numër ligjesh”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)