Aksident i rëndë, kamioni përplaset në autobusin e mbushur me nxënës, 45 të lënduar

  • E.K /
  • 17 May 2023 - 10:54
Aksident i rëndë, kamioni përplaset në autobusin e mbushur me nxënës, 45 të lënduar

 Një aksident trafiku ka ndodhur dje në juglindje të Australisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këtë aksident u përplasën një autobus, në të cilin kishte fëmijë dhe një kamion, u lënduan 45 nxënës të shkollave fillore, 18 prej të cilëve u shtruan në spital.

Një automjet i rëndë është përplasur me një autobus shkollor që transportonte nxënës të shkollave fillore, pas së cilës autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

(Kosova Sot Online)