Diplomati nga Spanja: Kosova duhet ta formojë Asociacionin

  • A.P /
  • 17 May 2023 - 17:09
Diplomati nga Spanja: Kosova duhet ta formojë Asociacionin

Diplomati spanjoll që përfaqëson politikën e Madridit zyrtarë në Serbi, Raul Bartolome Molina, ka thënë se Kosova duhet ta formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, sipas tij për të normalizuar raportet në mes të dy vendeve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Molina këtë deklaratë e ka bërë gjatë një takimi me Borko Stefanoviq.

Ambasadori spanjoll gjithashtu ke theksuar se do të ishte e dobishme për Serbinë që të harmonizojë politikën e saj të jashtme me politikën e jashtme të BE dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë, në mënyrë që të lehtësojë pozicionin e vet të politikës së jashtme.

(Kosova Sot Online)