FSK mbetët institucioni më i besueshëm për qytetarët

  • A.P /
  • 17 May 2023 - 19:15
FSK mbetët institucioni më i besueshëm për qytetarët

Siç tregon edhe një sondazh mbarëkombëtar nga Qendra për Perceptime në Hulumtime të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), Forca e Sigurisë së Kosovës mbetët institucioni më i besueshëm për qytetarët e vendit,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas këtij sondazhi, 73% e kosovarëve besojnë shumë në institucionin e sigurisë, ndërsa 15% të tjerë kanë shfaqur disi mosbesim për të.

Statistikat tregojnë se vetëm 11% e qytetarëve në Kosovë janë shprehur se nuk i besojnë këtij institucionit, derisa 1% prej tyre kanë refuzuar të anketohen.

Sondazhi ka bërë edhe një krahasim me matjen e vitit 2021, kur përqindja e qytetarëve që i besonin ushtrisë ishte 66%. Dy vjet më vonë është rritur besueshmëria për 7%.

Nga matje të ndryshme e të përvjetshme, Forca e Sigurisë së Kosovës prinë sa i përket besueshmërisë së qytetarëve.


(Kosova Sot Online)