Chollet: Të shmangen provokimet dhe konfliktet mes Kosovës dhe Serbisë

  • A.P /
  • 17 May 2023 - 20:21
Chollet: Të shmangen provokimet dhe konfliktet mes Kosovës dhe Serbisë

Sot është e nevojshme që të shmangen provokimet dhe konfliktet mes Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai këto deklarata i ka bërë gjatë një bisede telefonike që ka zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas Presidencës serbe, zyrtari i lartë amerikan ka thënë se është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë punën në normalizimin e raporteve dhe sërish ka dhënë mbështetjen e SHBA-së për procesin e dialogut, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

“Presidenti Vuçiq theksoi se Serbia vazhdon të jetë e përkushtuar në politikën e paqes dhe bashkëpunimit në rajon”, u tha në njoftimin e Presidencës serbe.

(Kosova Sot Online)