Qeveria s’e ka shënuar asnjë arritje thonë 44% e qytetarëve

  • A.P /
  • 17 May 2023 - 21:50
Qeveria s’e ka shënuar asnjë arritje thonë 44% e qytetarëve

Verësimet e qytetarëve të Kosovës për punën e Qeverisë, i tregon një sondazh mbarëkombëtar nga Qendra për Perceptime në Hulumtime të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas këtij sondazhi, 44% e qytetarëve nuk kanë numëruar asnjë arritje të ekzekutivit, derisa 25% të tjerë kanë refuzuar të përgjigjen.

Si arritje të rëndësishme të Qeverisë, 17% e qytetarëve e kanë konsideruar luftën kundër korrupsionit.

Ndërsa 5% të tjerë e kanë përmendur dialogun me Serbinë.

Por vetëm 4% e të anketuarve e kanë theksuar ndihmën financiare si një prej punëve të ekzekutivit, 3% të tjerë e kanë përmendur rritjen e pagave, ndërsa 2% luftën kundër krimit të organizuar.

E të pyetur për dëshmimet e qeverisë, 12% e të anketuarve e kanë përmendur inflacionin ndërsa 6% papunësinë.

Sipas këtij sondazhi, 5% e të anketuarve e kanë konsideruar të dështuar Qeverinë në mbajtjen e premtimeve elektorale, ndërsa 5% të tjerë kanë folur për mungesën e investimeve kapitale.

Si dështim të ekzekutivit, 3% e kanë përmendur sektorin e shëndetësisë dhe 3% migrimin. derisa 2% të tjerë kanë folur për pagat.

Të pyetur për dështimin më të rëndësishëm të Qeverisë së Kosovës, 23% e të anketuarve nuk e kanë përmendur asnjë, ndërsa 35% të tjerë kanë refuzuar të përgjigjen.

(Kosova Sot Online)