Presidenti i i Çekisë: Mbështetje e plotë për synimin e Kosovës për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës

  • E.K /
  • 18 May 2023 - 08:41
Presidenti i i Çekisë: Mbështetje e plotë për synimin e Kosovës për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës

Presidenti i Republikës Çeke Petr Pavel, tha se e mbështesin Kosovën për t’u bërë sa më shpejt anëtare e Këshillit të Evropës, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Mbështetje e plotë për synimin e Kosovës për t’u bërë sa më shpejt anëtare e Këshillit të Evropës” , tha presidenti i Çekisë Petr Pavel në Samitin e Këshillit të Evropës në Rejkjavik.

Një viti pas kërkesës së Kosovës, Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës miratoi kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë mekanizëm, në të cilin bëjnë pjesë 46 vende.

(Kosova Sot Online)