Bie nga lartësia e ndërtesës ku po punonte, vdes 60-vjeçari

  • E.K /
  • 18 May 2023 - 14:22
Bie nga lartësia e ndërtesës ku po punonte, vdes 60-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Një punëtor 60 vjeçar ka rënë aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku po punonte dhe ka ndërruar jetë në spital.

Policia bën me dije se ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:55, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasi A. P., rreth 60 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

(Kosova Sot Online)