Hovenier: Ne jemi për zgjidhjen e kësaj çështjeje në mënyrë të mirë

  • A.P /
  • 18 May 2023 - 15:24
Hovenier: Ne jemi për zgjidhjen e kësaj çështjeje në mënyrë të mirë

Duhet të shmanget çdo konflikt dhe përplasje që qon në rritjen e tensioneve me betimin e kryetarëve të rinj në veri, ka deklaruar ambasadori amerikan në vend, Jeffrey Hovenier, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hoveniver, pas takimit me kryeministrin, Albin Kurti, tha se Amerika nuk mendon se është ide e mirë që të përdoret forca për të arritur qasje në ndërtesat e komunave.

“I kam bërë disa komente edhe gjatë ditës së djeshme, të njëjtat i diskutova edhe sot. Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se kjo gjë duhet të ndodhë në një mënyrë që shmang konfliktet dhe përplaset që mund të qojnë në rritjen e tensioneve në veri”.

“Ne jemi për zgjidhjen e kësaj çështjeje në mënyrë të mirë, ne nuk mendojmë që është ide e mirë që të përdoret forca për të arritur qasje në ndërtesat që mund të mos jenë të qasshme”, u shpreh Hovenier.

(Kosova Sot Online)