Suharekë: Vodhi delen, arrestohet një person

  • E.K /
  • 18 May 2023 - 15:52
Suharekë: Vodhi delen, arrestohet një person

Një person është arrestuar në Suharekë për vjedhjen e një deleje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Gjinoc të Suharekës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer vjedhje të një deleje, pronë e viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raport.

I dyshuari gjatë intervistës ka pranuar se ka kryer vjedhjen.

Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)