Trajkoviq: Lista serbe një nga mekanizmat kryesorë të qeverisjes së Vuçiqit

  • A.P /
  • 18 May 2023 - 15:56
Trajkoviq: Lista serbe një nga mekanizmat kryesorë të qeverisjes së Vuçiqit

Serbët e Kosovës që u nisën në këmbë për të marrë pjesë në një miting të presidentit serb, i ka kritikuar kryetarja e Lëvizjes Europiane të Serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Derisa për Listën Srpska ka thënë se nuk është gjë tjetër veçse një nga mekanizmat kryesorë të qeverisjes së Vuçiqit.

“Në vend që të gjithë të qëndrojnë në komunat veriore dhe të stabilizojnë njerëzit nesër kur kryetarët e rinj të marrin detyrën, ata u nisën për në Beograd për të stabilizuar destabilizuesin e tyre. Lista serbe nuk është gjë tjetër veçse një nga mekanizmat kryesorë të qeverisjes së Vuçiqit”, ka shkruar Trajkoviq për serbët nga Kosova që u nisën në këmbë në mbledhjen e Partisë Progresive Serbe, të planifikuar për 26 maj në Beograd.

(Kosova Sot Online)