Lavrov: SHBA-ja nuk është e gatshme të zgjidhin konfliktin në Ukrainë

  • A.P /
  • 18 May 2023 - 17:02
Lavrov: SHBA-ja nuk është e gatshme të zgjidhin konfliktin në Ukrainë

“Shtetet e Bashkuara nuk janë të gatshme as në këtë fazë dhe as në të ardhmen për çfarëdo lloj veprimi konstruktiv në lidhje me zgjidhjen në Ukrainë.”

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov në një konferencë për shtyp të enjten pas bisedimeve me homologun e Ugandës, Jeje Odongo, shkruan Tass, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Shtetet e Bashkuara nuk janë të gatshme as në këtë fazë dhe, sipas meje, në të ardhmen për ndonjë veprim konstruktiv në lidhje me zgjidhjen e situatës në Ukrainë, për të cilën ata vetë krijuan kushtet për shumë vite,” tha ai.

Sipas Lavrov, Shtetet e Bashkuara krijuan situatën në Ukrainë “nëpërmjet kursit të saj strategjik për të kundërshtuar formimin objektiv të një bote shumëpolare, për të ruajtur hegjemoninë e saj dhe për të nënshtruar këdo dhe të gjithë ndaj vullnetit të saj”. “Ukraina përdoret si një instrument i bindur në kuadër të këtij kursi”, theksoi ministri i Jashtëm.

(Kosova Sot Online)