Aksident në magjistarlen Prishtinë-Mitrovicë

  • A.P /
  • 18 May 2023 - 18:42
Aksident në magjistarlen Prishtinë-Mitrovicë

Një aksident komunikacioni, ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, afër hyrjes së kryeqytetit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vetura është aksidentuar me rrethojat e magjistrales.

Si pasojë, rrethoja anësore ka depërtuar në brendi të veturës, duke shkaktuar dëme të konsiderushme materiale.

Deri tani, nuk ka informacione për lëndime në njerëz.

(Kosova Sot Online)