Policia jep detaje për aksidentin në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

  • A.P /
  • 18 May 2023 - 19:22
Policia jep detaje për aksidentin në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

 Vetëaksidentin në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, e ka konfirmuar Policia e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, por përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 18:00,  është pranuar informata për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë.  Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, ka thënë ai për gazetën.

Borovci ka bërë të ditur se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti.

(Kosova Sot Online)