Kurti ofron ndihmën e Kosovës për Italinë pas vërshimeve

  • A.P /
  • 18 May 2023 - 19:40
Kurti ofron ndihmën e Kosovës për Italinë pas vërshimeve

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur gatishmëri që ta ofrojë ndihmën e Kosovës, pas katastrofës natyrore në Itali, ku vendi është vërshuar pas reshjeve të dendura, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se me pikëllim ka marrë lajmet për humbjen e jetëve dhe shkatërrimet e shumta që kanë ndodhur në rajonin Emilia-Romagna.

“Me shumë pikëllim dëgjova për humbjen e jetëve dhe shkatërrimet që kanë shkaktuar përmbytjet në rajonin Emilia-Romagna të Italisë. Mendimet tona janë me qytetarët italianë dhe jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën tonë aty ku nevojitet”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)