Ja kush thotë: Largimi i burrave drejt perëndimit po i nxitë kompanitë të punësojnë gra

  • A.P /
  • 18 May 2023 - 20:22
Ja kush thotë: Largimi i burrave drejt perëndimit po i nxitë kompanitë të punësojnë gra

Ish-drejtori i Doganës së Kosovës, Naim Huruglica, vlerëson se vajzat dhe gratë në Kosovë nuk kanë qenë të barabarta në punësim. Por, sipas tij, largimi i burave në vendet perëndimore, ka bërë që shumë kompani t’i plotësojnë vendet me të punësuara gra, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ne si shoqëri, e dimë që gruaja, femrat nuk kanë qenë një kohë të gjatë të barabarta, ose së paku nëse e bëjmë një krahasim me vendet perëndimore, femra në Kosovë nuk ka qenë gjithmonë e barabartë…por unë besoj që kjo është duke u përmirësuar, edhe mund të jetë edhe për një arsye që nuk është ndoshta më e mira, në kuptimin mirë që po përmirësohet, por e kam fjalën se largimi i madh i të rinjëve, sidomos i gjinisë mashkullore, në drejtim të vendeve perëndimore, ka nxit që shumë prej kompanive tani kanë filluar që t’i plotësojnë vendet e tyre me të punësuara femra”, deklaroi ai.

(Kosova Sot Online)