Nisen nga Deti i Zi anijet e para me grurë

  • A.P /
  • 19 May 2023 - 13:50
Nisen nga Deti i Zi anijet e para me grurë

Tre anije janë autorizuar sot që të nisin punën në kuadër të shtyrjes së afatit të marrëveshjes së grurit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Anijet do të eksportojnë grurin e Ukrainës përmes Detit të Zi, bëri të ditur Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Kujtojmë se Rusia kishte kërcënuar se do të tërhiqej nga marrëveshja e Detit të Zi nëse nuk do t’i plotësoheshin një listë me kërkesa për të tejkaluar disa pengesa për eksportin e grurit të saj deri më 18 maj.

Ndërkohë, Kremlini pranoi sot se e kishte shtyrë afatin e marrëveshjes me 60 ditë pasi negociatat mes palëve kishin dhënë rezultat.

Marrëveshja mes Turqisë dhe OKB-së u arrit fillimisht për 120 ditë në korrik të vitit të shkuar për të ndihmuar krizën e ushqimit të përkeqësuar nga pushtimi i Ukrainës.

(Kosova Sot Online)