QUINT: Nuk është kusht që betimi i kryetarëve të bëhet në zyrat komunale

  • A.P /
  • 18 May 2023 - 23:05
QUINT: Nuk është kusht që betimi i kryetarëve të bëhet në zyrat komunale

Për mosnxitje të tensioneve në veri të vendit, duke përfshirë këtu edhe betimin e kryetarëve të sapozgjedhur të katër komunave veriore në objektet komunale, kanë bërë thirrje pesë shtetet e QUINT-it – Franca, Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas një reagimi, të publikuar në uebfaqen e Qeverisë britanike të enjten në mbrëmje, “nuk është kusht që betimi i kryetarëve të bëhet në zyrat komunale”.

(Kosova Sot Online)