Dje, për herë të parë çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës u diskutua në Senatin Amerikan

  • E.K /
  • 19 May 2023 - 07:43
Dje, për herë të parë çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës u diskutua në Senatin Amerikan

Për herë të parë në histori, çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës u diskutua dje në Senatin Amerikan.

Senatori Menendez ka kërkuar nga administrata amerikane që të angazhohet për çështjen e shqiptarëve të Luginës, e specifikisht për pasivizimin e adresave.

Poashtu senatori Menendez në Hearing-un e djeshëm nënvizoi se pakica shqiptare në Serbi i nënshtrohet diskriminimit të vazhdueshëm nga Serbia.

“Kam dëgjuar se shqiptarët etnik në Luginën e Preshevës i nënshtrohen një diskriminimi të vazhdueshëm. Atyre iu merren lejet e njoftim8it dhe të tillët mbeten pa shtetësi”, ka deklaruar kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, Bob Menendez.

Këshilltarja Politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani, e ka falënderuar senatorin amerikan për përkushtimin e tij që ta trajtoj çështjen e shqiptarëve të Luginës me seriozitet.

(Kosova Sot Online)